Ceremonia e Nënshkrimit të Marrëveshjeve të Grandit Financues për Mbeturina të Ngurta
Mbrëmjen e së Mërkurës të dt. 07.12.2022 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u mbajt ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjeve të Grandit ndërmjet Republikës së Kosovës, Qeverisë Gjermane-KfW-së, Bashkimit Europian, si dhe Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Kosovës Sh.A, për financimin e projekteve “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta II-IV” dhe “Programi i Ujërave të Zeza të Kosovës”. Për projektin e Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta, KMDK Sh.A, ka qene në diskutime dhe takime të vazhdueshme me GIZ-in, KfW Gjerman dhe akterët tjerë.Kryeshefi i Kompanisë për Menaxhimin e Mbeturinave z. Abdullah Haxhiu ishte i pranishëm në ceremoni ku edhe nënshkroi Projektet “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta II-IV”.Ky projekt ishte i një rëndësie të veçantë pasi që ka ardhur në momentin e duhur për të marrë veprime për investime në deponitë që i menaxhon KMDK SH.A, sepse deponitë kanë përfunduar jetëgjatësinë në aspektin kohor por edhe në aspektin vëllimor të cilat janë në fazën kritike të mundësisë së pranimit të mbeturinave.Projekti në fjalë “Programi i Menaxhimit të Mbeturinave të Ngurta II-IV” është projekt kryesisht i lidhur me investimet në ndërtimin, zgjerimin dhe rehabilitimin e Deponive dhe Stacionit të Transferit.Kryeshefi Ekzekutiv i KMDK-së z. Abdullah Haxhiu per projektin në fjalë theksoi se këto investime krijojnë përgjegjësi dhe detyrime shtesë për KMDK-në. Jam i bindur që në bashkëpunim me Bordin e Drejtorëve, Aksionarin e KMDK-së dhe akterët tjerë, projektin do ta implementojmë me përpikmëri, me kohë dhe do të vazhdojmë drejt sukseseve edhe në të ardhmen. Me këtë rast KE i KMDK-së z. Haxhiu, falenderoi Qeverinë Gjermane, KfW-në, BE-në, Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe akterët tjerë që i dhanë mbështetje Grantit të Projektit për Mbetje të Ngurta, me fokus të investimeve në deponitë që i menaxhon KMDK SH.A.