BORDI I DREJTORËVE: RAPORTI VJETOR FINANCIAR DHE OPERATIV 2021 TEJET PROFESIONAL DHE ME REZULTATE POZITIVE

 Të Enjten më 27 Tetor 2022 u mbajt mbledhja e Kuvendit te Aksionarëve për vitin 2021 sipas nenit 179 të Ligjit Nr 02/L-123 për Shoqëritë Tregtare si dhe në bazë të nenit 28.9 të Kodit të Etikës dhe Qeverisjes Korporative për Ndërmarrjet Publike. Të pranishëm në këtë takim ishin Bordi i Drejtorëve të KMDK-së me Kryesuesin z. Avni Ramadani dhe Anëtarët: znj. Mirlinda Ahmeti, znj. Zoge Spahiu, znj. Lindita Toqi, z. Bashkim Pllana,z. Goran Llaziq, Kryeshefi Ekzekutiv i KMDK-së z. Abdullah Haxhiu dhe Stafi i Lartë Menaxherial. Përfaqësues nga Ministria e Ekonomisë: Zëvendësministri z. Getoar Mjeku, dhe Këshillëtarja e Ministres, znj. Merita Osmani, Udhëheqësi nga Njësia për Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve Publike, z. Adem Ahmeti si dhe znj. Flutura Shala, Përgjegjëse për Monitorimin e KMDK-së. Në këtë takim BD të KMDK-së, kryesuar nga z. Avni Ramadani, shqyrtuan dhe njëzëri miratuan: 1. Miratimi i Raportit të Auditorit të Përgjithshëm për Pasqyrat Financiare të Audituara për vitin 2021 dhe letrës për Menaxhmentin dërguar nga Auditori i Jashtëm. 2. Miratimi i Raportit Vjetor Financiar dhe Operativ për vitin 2021. Përfaqësuesit e ME-së, përgëzuan BD dhe Menaxhmentin e Lartë të KMDK-së për rezultatet e arritura përgjatë vitit 2021. Përkundër vështirësive financiare dhe operative – teknike që KMDK-ja ballafaqohet herë pas here, të dhënat e dala nga këto raporte si dhe vlerësimet e dhëna nga BD tregojnë për një progres gjithherë e në ngritje të KMDK-së, në synimin kryesor mbrojtjen e ambientit nga ndotja dhe krijimin e një mjedisi të shëndetshëm për qytetarët e Kosovës.