Struktura Organizative

Në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-087, KMDK SH.A, udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutiv i cili i përgjigjet drejtpërsëdrejti Bordit të Drejtorëve.

Me qëllim të menaxhimit më efiçent dhe efektiv, BtD ka aprovuar strukturën organizative të ndërmarrjes dhe rregulloret e brendshme në bazë te të cilave kjo strukturë përbëhet prej dy Drejtorive, të cilat janë përgjegjëse për ofrimin e mbështetjes menaxhmentit të Kompanisë.

Drejtoritë përgjegjëse për ofrimin e mbështetjes të menaxhmentit të Kompanisë janë: Drejtoria e Operatives dhe Drejtoria e Administratës. Me zgjerimin e veprimtarisë, Kompania planifikon të rris numrin e punëtorëve sipas nevojave.